Politikë

Rama mesazh për ata që ka larguar: Kush nuk është në listë dhe duket driblues i mirë, nuk luajti si pjesë e skuadrës

Rama mesazh për ata që ka larguar: Kush nuk është në

“Kush nuk është në listë dhe duket driblues i mirë, nuk është se nuk luajti në skuadër.”

Rama pa përmendur emra ka bërë një parantezë për ato emra që ka vendosur t’i largojë nga skuadra e tij. Nuk e ka për ata që janë larguar me dëshirën apo për zgjedhjen personale, por për ata që kryetari i PS Rama nuk i përfshiu në listat e 2021.

“Pres komente e di është normale se kjo punë është si me një ekip futbolli

Ky nuk është sport individual, por çështje skuadre, nuk eshtë çështje e një lojtari që driblon bukur, por eshtë çështje skuadre. Lojtarët gjykojen nga ata që i sheh nga brenda. Kush i sheh në çfarë ore zgjohen, si sillen me njëri-tjetrin, si vënë kujën kur dikush i mërzit.

Ju jap fjalën qe skuadra në 25 prill do jetë skuadër.”- ka thënë Rama.

Tiranapost.al