Politikë

Rama me kandidatë finalistë të PS: Skuadra jonë po bëhet gati, më 25 Prill kemi ndeshje vendimtare

Rama me kandidatë finalistë të PS: Skuadra jonë po

Kryeminsitri Rama po zhvillon takime me kandidatët finalistë për deputetëtë cilët u përzgjodhën përmes platformës 'Deputeti që Duam' të cilët do të përfaqësojnë PS-në. Edi Rama tha se 25 prilli do përcaktojë nëse do të ecet përpara apo nëse: Do të ngecet në gropën e asaj politike që çoi vendin në humnerë.

Nuk ka emra, teksa siç theksoi kryeministri skuadra po bëhet gati. Përmendi tërmetin dhe pandeminë 'që theu në mes mandatin e dytë', dhe theksoi se do ketë kandidatë me profile të reja. Rama shtoi se në platformën 'Deputeti që Duam' kanë aplikuar 1581 qytetarë nga çdo fushë e jetës.

Edi Rama:

Edhe pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushë e skuadrës sonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë mu në mes të një lufte botërore që vazhdon me armikun e padukshëm dhe në kulmin e punës për zhdukjen e pasojave të tërmetit tragjik të 15 muajve më parë. Është një ndeshje ku do të vendoset nëse Shqipëria do të vazhdojë përpara për t’u bërë ajo që duam, apo do të kthehet mbrapa, për t’u ribërë ajo që largqoftë kishim. Më 25 prill do të vendoset nëse do të dalim shpejt nga kthetrat e pandemisë, duke siguruar në kohë të gjitha dozat e vaksinave për të ecur shpejt përpara me këputjen e zinxhirit të infektimeve apo do të humbasim kohë të çmuar duke rënë në kthetrat e politikës së vjetër. Kjo ndeshje do të vendosë nëse do të çojmë përpara punët e nisura në të katër anët, në çdo drejtim apo nëse do të ngecim përsëri dhe do të rizhytemi në gropën e asaj politike që na çoi deri në buzën e humnerës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe Kryetari Bashkisë Tiranë Erion Veliaj janë të pranishëm në aktivitetin në Tiranë.

*Tiranapost.al.