Politikë

Rama largon Ditmir Bushatin! “Mban” Xhafajn dhe Majkon në listë humbëse

Rama largon Ditmir Bushatin! “Mban” Xhafajn dhe Majkon në

Është e konfirmuar që Ditmir Bushati ish Ministri i Jashtëm dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës deri para dy vitesh kur nisën përplasjet për kufinjtë dhe oligarkët, nuk do të jetë më në trenin e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për “tiranapost” pohojnë se me negociata të forta është mbajtur Fatmir Xhafaj i cili kandidon në Tiranë, por i 23-ti. I duhet të marrë 10 mijë vota që të futet në parlament. E vështirë!

Ndërsa Pandeli Majko është në fakt në kufirin maksimal të projeksioneve të PS-së, si të thuash në 'buzë greminë', një pozicion shumë i diskutueshëm.

Ndërkaq më herët në mbledhjen e kryesisë Bushati thuhet të ketë thënë se nuk është i habitur që nuk ishte në listat e kryetarit Rama. Duket se ish-Ministri e ka pritur një largim të mundshëm pas thyerjes së raportit me Edi Ramën, që pasi ky i fundit e shkarkoi nga Shkodra dhe nuk e ricaktoi në asnjë detyrë sicc ndodhi më disa ministra të tjerë.

Kryeministri Rama i parapriu edhe vetë këtij largimi. Edhe pse pa emër kur foli gjatë një prezantimi të pasdites së 8 marsit ai ka nënkuptuar Ditmir Bushatin kur tha se i pret komentet dhe pakënaqësitë për disa që s’do të jenë më në lista. Ai kërkoi mirëkuptim duke e krahasur këtë si ai debati për skuadrat e futbollit dhe lojtarët, që pavarësisht se disa mund të duken driblues të mirë në publik, kjo s’do të thotë që luajnë mirë në skuadër.

Ditmir Bushati ka folur në kryesi. Burimet thonë se ish-ministri ka marrë fjalën me tone të qeta dhe ka patur një komunikim ballazi me Edi Ramën, por nuk ka bërë ende vetë asgjë publike. E njëjtë edhe nga pala tjetër.

Një gjë është e sigurt që ai nuk është më pjesë e skuadrës së PS, dhe rrjedhimisht një kritik më pak për shefin e socialistëve.

Bushati në dy vitet e fundit krijoi një profil me simpati në publik edhe për shkak të lirisë që ti dha vetes pas largimit si minisër i jashtëm, ku i dha zë disa temave që duken si të paprekshme në Shqipëri dhe në foltoret politike, inkriminimim e skenës politike, (që flet vetëm Ambasadorja amerikane) penetrimin e oligarkëve në nivele të larta të qeverisjes etj. tema kryesisht e tipikisht të së majtës.

Fjalime me note autokritike dhe kritike të cilat duken se ndanë katërcipërisht atë dhe kryetarin e PS.

Tiranapost.al