Rama kritikon Sunak: Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar homologun e tij britanik Rishi Sunak për deklaratat e tij rreth emigrantëve.
Telegraph shkruan se Edi Rama akuzon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se “shton dramën” mbi emigrantët shqiptarë, kur ata përbëjnë vetëm dy për qind të mbërritjeve të anijeve të vogla në kanal.
“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe shije e keqe të tjerr një dramë për përfitime politike. Më pak se dy për qind e totalit të mbërritjeve në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët”, ka thënë Rama.
Në një përditësim mbi ecurinë e premtimit të tij për të ndaluar anijet, Sunak përmendi një rënie të mprehtë të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin si dëshmi se një qëndrim i ashpër ndaj dëbimeve do të pengojë emigrantët e paligjshëm.