Rama: Kosova të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë për hir të bashkimit tonë kombëtar me kryeqytet Brukselin

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve tha:
Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet të ngrijë, ose të ftofi, siç thoni ju, “pa afat” dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE-në, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në. Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin. Nuk ka asnjë arsye që BE-ja të përpiqet të bindë Kosovën për qënien organikisht të lidhur me SHBA-në e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë çfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë”, thai kryeministri i Shqipërisë.