Politikë

Rama live në konferencë për shtyp për krizën energjetike dhe të karburanteve

Rama live në konferencë për shtyp për krizën

Dje kryeministri Edi Rama parlajmëroi se sot qeveria do të dalë me një plan konkret përfshi edhe paketën financiare.

Në konferencën për shtyp Rama ka thënë se plani i qeverisë nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

'Kriza parashikohet deri verën e ardhshme. Por mund të zgjasë edhe më pas. Plani ynë mbulon këtë periudhë. Po përgatitet për konsultim kombëtar'.

Ai tha se nuk mund të heshtë kur pretendohet se Shqipëria e prodhon vetë naftën dhe energjinë:

'Jo Shqipëria nuk e prodhon vetë gjithë energjinë, dhe e shesim lirë kur rajoni ka nevojë alarmante për energji, që mos hedhim ujin e hidrocentraleve në lumë, apo të përmbysim tokat e mbjella. Ne e blejmë shtrejntë kur situata është alarmante. Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që ujin e tepërt sot që kemi shi ta mbajmë rezervë për nesër kur të ketë thatësirë.

Edhe për naftë, ne nuk e prodhojmë në vend naftën që konsumojmë për makinat tona se nafta jonë është e rëndë, shitet jashtë për nënprodukte për bitum. Importon 600 mijë tonë në vit për diezel dhe bezinë. Sot janë më të shtrenjtat në rajon e vërtetë, sepse sa herë duhet a përsëris që në çminin e naftës është brenda dhe taksa e qarkullimit.

Çmimet në treg janë në treg dhe kush ankohet është në të drejtën e vet, por duhen parë faktet e djeshme. Mua nuk më shkon mendja t’ju them, se meqë zgjodhëm ekonominë e kapitalizmit të tregut pas komunizmit, dilini zot vetë'.

*Tiranapost.al.