Rama komenton vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën: Ka fuqi të barabartë me zero, nuk bën dot asgjë

E Mërkurë 31 Maj 2023, 11:54
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama e cilësoi fuqinë e ushtrisë serbe të vendosur në kufi me Kosovën, si të barabartë me zero. Kryeministri shtoi se të gjithë këto veprime nga Serbia lidhen me politikën e brendshme dhe se nuk kanë asnjë lloj fuqie të caktuar.
“Kjo është shfaqj më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufijtë e Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Njësoj si ushtria e Meksikës të shfaqet në kufijtë e SHBA-së. Çfarë mund të bëjë? Asgjë! Lidhet e gjitha me politikën e brendshme”-u shpreh Rama.