Politikë

Rama: Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir Meta, por Shqipëria s'mund ta mbajë më në kurriz

Rama: Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir Meta, por

Edi Rama:

Ilir Meta ka tradhtuar misionin e presidentit, ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve, demokraticinë tonë parlamenta. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin në marrëdhënien krejt speciale me SHBA-të. Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkmbëtare në Shqipëri. Ilir Meta u ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t'u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Metën duke u bërë gazi i botës. Prandaj ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90 % të popullit për ta shkarkuar. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm ilir, por Meta sot s'mund të ketë më statusin e lartë që i dha parlamenti. Ka mbaruar punë me rolin që i dha presidenca. Tani të flasë parlamenti me votë.

Fjala e kryeministrit Rama në Kuvend, ku pritet të votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Maxhoranës i duhen gjithësej 94 vota për të shkarkuar Ilir Metën. Por për largimin e tij nga presidenca vendos përfundimisht Gjykata Kushtetuese.

*Tiranapost.al.