Politikë

Rama jep objektivin e 78 mandateve dhe lajmëron personalisht vendet e para në lista

Rama jep objektivin e 78 mandateve dhe lajmëron personalisht vendet e para

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për shtyp para selisë së Partisë Socialiste për të prezantuar objektivat e këtij formacioni politik për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai ka komentuar vendimin për t'u larguar nga politika aktive e deputeteve Vasilika Hysi dhe Englatina Gjermeni, ku është shprehur se të dyja u larguan me klas të lartë, si dhe kanë kontribuar për çështjet e grave përgjatë kohës të shërbimit në parlament.

Rama është shprehur se në vendin e parë të listave të qarkut nuk duhet të vendosen liderët politikë të cilët duhet të qëndrojnë në krye të betejës dhe se kjo hapësirë duhet t’u lihet të rinjve dhe grave. Gjithashtu ai ka thënë se vetë nuk do të kandidojë i pari në listën e Tiranës apo të Vlorës. Rama është shprehur se objektivi minimal për PS-në është marrja e 78 mandateve dhe pritshmëria maksimale është për 88.

“Të jesh në vendin e parë të listave nuk është të jesh në krye të betejës. Vendet e para në listë u duhet lënë të rinjve, grave dhe vajzave... liderët dhe vetë unë do të jemi në krye të betejës dhe në vendet që janë objektivat minimale.”

Kryesuesit e listave në çdo qark:

Edona Bilali- Shkodër

Pranvera Resulaj – Vlorë

Eni Zake- Korçë

Lavdrim Krashi - Vlorë

Hatixhe Konomi -Berat

Najada Çomo dhe Luljeta Bozo - Tiranë

Erjon Braçe- Fier

Evis Kushi – Elbasan

Mirela Kumbaro - Gjirokastër

Lindita Nikolla- Lezhë

Milva Ekonomi - Durrës

Tiranapost.al