Politikë

Rama ironizon propozimin e Edmond Spahos: Zgjidhje haluçinante mbyllja e Doganave për të shitur prodhimin vendas

Rama ironizon propozimin e Edmond Spahos: Zgjidhje haluçinante mbyllja e

Kryeministri Rama thotë se premtimet dhe programet e opozitës janë tallje dhe nëpërkëmbje e inteligjencës së njerëzve. Ironizoi disa prej tyre, dhe propozimin e Edmond Spahos në Korçë se doganat duhet të mbyllen si një zgjidhje për të shitur prodhimin vendas.

Edi Rama nga Bilishti, Devoll:

‘Profesor’ Edmond Spaho? Është pikërisht një arsye pse duhet refuzuar, një zgjidhje idioteske, do mbyllim doganat sa të shisni ju prodhimet, një tallje, nëpërkëmbje e inteligjencës së njerëzve. Do heqim ne traun sa të kaloni ju, nga ana tjetër andej nga veriu, do ulim sigurimet shoqërore,do rrisim pensionet, vetëm këta mund të thonë do rrisim prodhimin e qumështit do ulim të djathit. Me se? Apo me sapun, kush ta haje të hajë. Dhe kur të shkojnë të kërkojnë, do u thonë ik me tramvajin e Tiranës. Jemi në mes të luftës duke u kacafytur me një forcë kaq agresive, vendet e tjera mbyllen. Anuncojnë mbyllje, dje pashë Maqedoninë që do mbyllet prapë, edhe në Kosovë, Franca u mbyll, ne ndërkohë po dalim nga tuneli dhe rrimë dhe infektojmë njëri tjertrin, flasim broçkulla me marrëveshje të firmosura rrugëve për show, për të marrë njerëzit për hunde.

Çdo shqiptar i mërzitur sot ka të drejtë, ne mund të japim 1001 arsye, por ai shqiptar i mërzitur ka të drejtë të marrë më shumë. Më shumë i jepet me Saliun e Ilirin? Jo, vetëm më punë e jo duke fjetur gjumë. Kjo nuk është politikë për vitin 2021 në mes të Europës, por politikë në kohën e qepës. Me tramvajin e Tiranës do e fusin vendin në BE apo me djath e salcë? Ka njerëz që u besojnë verbërisht dhe infektohen. As nuk diskutohet kush fiton, por problemi është si fitohen luftërat, betejat, si shkohet nga këtu atje?

*Tiranapost.al.