Politikë

Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinave dështoi

Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty! Plani yt me Saliun

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në profilin e tij në Twitter i ka dërguar një mesazh me tone të ashpra presidentit Ilir Meta. Rama shkruan se plani i Metës me Berishën për bllokimin e procesit të vaksinimit dhe “rrumpallës” në prag të zgjedhjeve ka dështuar, ndërkohë që e ka cilësuar thirrjen e Metës për audit të “AlbControl-it” “dokrra”.

Statusi i Edi Ramës:

Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!

Tiranapost.al