Politikë

Rama i quajti pa vlerë dekoratat që jep Meta, përgjigjet Presidenca

Rama i quajti pa vlerë dekoratat që jep Meta, përgjigjet

Në një bashkëbisedim me bashkëqytetarët për 21 janarin, protestën ku humbën jetën 4 mbështetës të Partisë Socialiste, përmes Facebook-ut, Rama u shpreh:

“Si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin? E vetmja gjë që mund të bëjë tjetër vecse të shpërndajë dekorata, dekorata pa asnjë vlerë, kuptim e përmbajtje që janë një tallje e madhe me ata njerëz që për fat të keq shkojnë akoma e marrin dekoratat e Ilir Metës që janë bosh në kuptim përmbajtje e vlerë”.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, që ndodhet në Korçë për dekorimin e katër artistë sot përgjigjet në Facebook:

“Ç’po na dëgjojnë veshët!

Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?
Kush ka më shumë vlerë? Shkarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?
Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë! Fale o Zot!”