Politikë

Rama i përgjigjet Metës: Të dhënat personale kush i publikoi? Nuk i përhapëm ne

Rama i përgjigjet Metës: Të dhënat personale kush i

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Pogradeci presidentit Ilir Meta lidhur me çështjen e përdorimit të të dhënave. Rama tha se të dhënat që ka PS janë ndryshe nga ato që kanë dalë: Nuk e di Meta që qysh prej 2009-ës kur rrështer Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm e gjithë database e gjendjes civile ka dalë dhe është në internet deri para tre ditësh blihej?

Edi Rama:

Nuk kam dashur të hyj me thellë se e kam ditur që do fillojë të shfaqet. Që ne kemi një rrjet të tërë patronazhistësh kjo nuk diskutohet. Patronazhistët janë qeliza vitale e PS. Që ne kemi në të gjithë territorin këtë rrjet që komunikojmë me njerëzit që i dëgjon e mban shënime as kjo nuk sidksutohet dhee kemi për nder. Por që ne nuk e kemi atë që këta ekspozojnë, kemi tjetër. Tani Meta thotë se janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare po kush i përhapi? I përhapëm ne? Së pari të dhënat tona janë shumë më ndryshe nga ato që kanë dalë. Kush i nxorri? E dyta, nuk e di Meta që qysh prej 2009-ës kur rrështer Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm e gjithë database e gjendjes civile ka dalë dhe është në internet deri para tre ditësh blihej. Tani e kishin mbyllur, blihej me 15 dollarë. Carlo Bollino bëri investigim e bleu, ishte në internet me të gjithë të gjithë të dhënat në gjendjen civile të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta në konferencë për shtyp shtroi disa pyetje:

Janë pyetje që i drejtohen SPAK-ut, se është shumë i zënë me punë, se po heton thellë edhe aferën e inceneratorëve dhe aferat e tjera. Këto pyetje i bëjmë dhe për ta ndihmuar.

1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet, dhe kur u popullua (u mbush) me të dhëna në Partinë Socialiste?

2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat që çdo qytetar ia ka besuar organeve shtetërore gjatë marrjes së shërbimeve të ndryshme në Portalin Shtetëror E-Albania ?

3. A kemi harxhuar ne, si shtet miliona Euro për tendera për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacenuar, ndërkohë që vazhdojmë të shpenzojmë milion euro për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve ?

4. Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit e Republikës së Shqipërisë. Muajt e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitet biznesi janë detyruar të depozitojnë nënshkrimin elektroni, dixhital, pran Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe AKSH-it, kundrejt detyrimit financiar prej katër mijë e tetëqind lekësh të reja duhet të jenë.

Atëherë lindin disa pyetje:

5. Cilat janë garancitë që u ofrohen këtyre qytetarëve në kushtet e administrimit politik të dhënave të bizneseve?

6. Cilat janë garancitë që ju ofrohen qytetarëve dhe sipërmarrësve në kushtet e rrjedhës masive tët të dhënave personale që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore?

7. Unë personalisht shtetasi Ilir Rexhep Metaj, President i Republikës, nuk kam deklaruar ndonjëherë apo dorëzuar askund pëlqimin tim, për administrimin e të dhënave te dikush të mia personale për qëllime të mbledhjes së të dhënave dhe përllogaritjes së rezultateve zgjedhore nga Partia Socialiste.

Kur këtë veprim e ke kryer për Presidentin e Republikës, Kreun e Shtetit, çfarë u keni bërë të gjithë shqiptarëve me të dhënat me tyre?!

8. Ndaj të pyes ty drejtpërdrejte Edi Rama, si Kryeministër dhe si Kryetar i Partisë Socialiste, me çfarë drejtë, i ke marrë të dhënat e personale të shtetasve shqiptar, duke nisur nga numri unik i identifikimit, atësinë, mëmësi, datëlindje, vendlindje, vendbanim, Kodi Banesës, numër telefoni, vend punësim.

Dhe me çfarë guximi keni vendosur epitetet dhe komente mbi problemet, qasjen, dëshirat, vullnetin, apo shqetësimet që kanë 910 mijë qytetarët e Tiranës?

9. Me çfarë të drejte ti Edi Rama, u ke caktuar shqiptarëve nga një spiun (fuks), për tu futur në jetën private dhe personale shqiptarëve, për të zbuluar atyre, çfarë dëshirash, apo çfarë hallesh problemesh kanë, e deri tek jeta intime, për t’i shantazhar ata për dhunimin për të drejtën e votës ?

10.Me çfarë të drejte ti Edi Rama dhe banda e patronazhistëve të tu, diskriminon shqiptarët për nga përkatësia etnike, raca, e dëgjuat se si u shpreh dorë e zezë.

Gjinia, feja, etnia, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore, duke vendosur në bazën e të dhënave të partisë Socialiste lloj-lloj epitetesh dhe të dhënash skandaloze ?

11. Edi Rama, kush do të mbajë përgjegjësi, nëse të dhënat e shqiptarëve, do të keqpërdoren për aktivitet kriminal nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare?

12.A mendon ti Edi Rama se me këtë që ke bërë i ke hapur dyert krimit kibernetikë dhe vjedhjes së identiteteve ?

13.A mendon ti Edi Rama, se duke ekspozuar të dhënat personale të njerëzve të drejtësisë, që ti e do aq shumë..!

14.Ndaj i kërkoj Prokurorisë të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

U drejtohem prokurorëve, zotërinjtë prokuror ju gjithashtu duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj, që u janë caktuar personalisht juve dhe ju survejon.

15.Përmes një hetimi pro aktiv, duhet të zbardhet e gjithë e vërteta, që për mua është e zbardhur.

Pasi të dhënat personale, jeta private, dhe intime e prokurorëve, gjyqtarëve dhe gjyqtareve, përveç politikanëve, të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në rrezik madhor.

Mbi të gjitha vota e lirë dhe e ndershme e legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit.

*Tiranapost.al.