Politikë

Rama i përgjigjet Metës për Portin e Durrësit: Ai që po e ndërton ka ndërtuar gjysmën e Dubait

Rama i përgjigjet Metës për Portin e Durrësit: Ai që po

Kryeministri Rama i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit, pas akuzave të këtij të fundit se porti i Durrësit është një aferë korruptive.

Në një postim në Twitter kryeministri shkruan: Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para! S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Rama i përgjigjet Metës për Portin e Durrësit: Ai që po