Rama gazetares bullgare: Është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari! Jeni një turp

E Enjte 23 Qershor 2022, 11:42
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama, nga samiti në Bruksel ka akuzuar Bullgarinë se po mban peng dy vende të Natos. Teksa u pyet nga një media bullgare Rama u shpreh se vendi i tyre është një turp i vërtetë.
“ Ohh Bullgaria këtu. Jeni zhgënjyes djema. Jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi, por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari”, u shpreh ai.