Politikë

Rama ftesë për tu bërë pjesë e PS dhe nuk e ka fjalën vetëm për të rinjtë

Rama ftesë për tu bërë pjesë e PS dhe nuk e ka

Kryeministri Edi Rama ftoi sot nga Mbrostari, Fier të gjithë të bëhen pjesë të PS. Ai u shpreh se PS është e hapur për prurje të reja dhe sqaroi se nuk është fjala vetëm për të rinj, por për të gjithë ata që kanë ide të reja për këtë forcë politike.

“Ne do të jemi në lartësinë e traditës së PS që që në krye të herës I ka hapur dyert e veta pavarsisht vështirësive. Sot këtu në këtë shesh janë shumë ata që I përkasin një gjenerate të re dhe janë këtu sepse dyert janë të hapura për ta. PS që në ditën e parë ka qenë një pikë e fortë graviteti që duan të shohin një vend më të mirë. Kur ne themi jemi të hapur flasim për prurje të reja nuk kemi parasysh vetëm rinj por për të gjithë ata që kanë ide të reja për ne. Kam parasysh ata që vijnë ata që vijnë nga rruga e suksesit të tyre, që nga ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në administratë, si mësues, mësuese, si punonjës social apo edhe ata që kanë zgjedhur të punojnë tokën për ti shërbyer familjes së tyre. Ky është një proces që shtrihet përtej kësaj. Ne këtu në Fier kemi eksperienca positive me djem e vajza që janë përfshirë si profesionistë. Ky nuk është një process që na detyroi dikush ta bëjm apo për të thënë jemi të hapur apo të gatshëm të ripërtërijmë gjakun politik, por kjo është tradita jonë dhe unë që po ju flas sot këtu nuk do të isha. Kjo është shrehja më kutimplotë e traditës tonë.

Ne nuk kemi nevojë të bëjmë farsa si kundërshtarët tanë politikë, PD, farsë të panevojshme e të pakuptimtë duke nënçmuar gjithë partinë politike. Duke vënë kuota që e kthyen të gjithën në absurditet dhe e kthyen në një process për të vrarë djalin e Fariut. Luli thotë fshihem pas komitetit të ekspertëve. Unë e mirëkuptoj sepse ai ndërton komitete për tu fshehur dhe për të nxjerr patllaken dhe për të asgjësuar djalin e Fariut. Nuk ndodh askund, që nga rajoni e deri te vendet që marim shembull që edhe për një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot arsye për tu bashkuar në mënyrë njerëzore jo me qeverinë por me shumicën e njerëzve. Të paktën të qaj hallin dhe jo në çdo dalje ti kallë frikën njerëzve e tju rrisë ankthin duke përdorur instrumente që janë të ulët të ndërverimit në shoqëri e duke arritur të shqetësoj familje të tëra e sidomos të moshuarit”, tha Rama.