Rama flet për mediat pasi dëshmoi 10 orë në Komisionin Hetimor
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas dëshmisë rreth 10 orë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
“Është shumë e ulët kjo në të gjitha aspektet dhe në fund u pranua nga Tabaku që tha,-ju nuk mund të koncesioni të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës time të politikës. Është e gjitha një farsë për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimeve nga SPAK është një linjë tjetër dhe ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet pas shpinës së qeverisë, shpinës së publikut. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe për këtë kemi kërkuar të ndahen gjërat. Qeveria ka punën e saj, drejtësia ka punën e saj, ministrat kanë punën e tyre. Ndaj gjërat do të ndahen pak nga pak dhe jam krenar që sot jemi në një faze, kush sot e ka imagjinuar se do të kishim ministra të akuzuar, apo do të kishim hetime të pavarura. Janë shenjat e një transformimi që do të kërkojë kohë. Ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi…Këto janë hapat e parë dhe duhet kurajo për të bërë reformën dhe këtë e patëm ne, nuk e patën të tjerë përpara nesh.”, tha Rama.