Politikë

Rama: Drejtuesit politikë të qarqeve në kufirin e listave fituese

Rama: Drejtuesit politikë të qarqeve në kufirin e listave fituese

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për shtyp para selisë së Partisë Socialiste për të prezantuar objektivat e këtij formacioni politik për zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama është shprehur se në vendin e parë të listave të qarkut nuk duhet të vendosen liderët politikë të cilët duhet të qëndrojnë në krye të betejës dhe se kjo hapësirë duhet t’u lihet të rinjve dhe grave. Gjithashtu ai ka thënë se vetë nuk do të kandidojë i pari në listën e Tiranës apo të Vlorës. Rama është shprehur se objektivi minimal për PS-në është marrja e 78 mandateve dhe pritshmëria maksimale është për 88.

“Të jesh në vendin e parë të listave nuk është të jesh në krye të betejës. Vendet e para në listë u duhet lënë të rinjve, grave dhe vajzave... liderët dhe vetë unë do të jemi në krye të betejës dhe në vendet që janë objektivat minimale. Nuk do të kishte kuptim që as unë si lider të isha i pari, sepse ashtu nuk do të meritoja të drejtoja. Unë do të vendosem atje ku janë objektivat minimale dhe do të luftoj për arritjen e atyre maksimaleve.”

tiranapost.al