Politikë

Rama batuta me kreun e Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Butrintin: Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve!

Rama batuta me kreun e Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Butrintin:

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme opozitën e cila prej kohësh po sulmon publikisht projektin e Qeverisë, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, për Planin e ri të Menaxhimit të Butrintit.

Në aktivitetin për lançimin e laboratorëve smart në shkolla, ku ndodhej dhe kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Rama iu drejtua Michael Granoff duke "e përgëzuar që më në fund i bashkua klubit të të korruptuarve”.

Batuta e Ramës:

Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm këtë muajin e fundit, unë doja që Michael Granoff, i cili është edhe shtetas shqiptar përveç të tjerave, t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si “i korruptuar”.

Kishte shumë kohë në fakt që e prisja që ta merrte dhe ky këtë pagëzim, të lahej në këtë ujin e baltës e të pagëzohej, kështu që “Michael, welcome to the club of corrupted criminals and I am sure you will feel much beter and a real grown up, finally”.

Opozita por dhe disa media e kanë quajtur projektin e ri abuziv madje kanë aluduar edhe për përfitime nga ana e Fondacionit Amerikan përmes Planit të ri të Menaxhimit të Parkut të Butrintit.