Politikë

Qeveria marrëveshje me fondacionin shqiptaro-amerikan për krijimin e 100 laboratorëve SMART në shkollat 9-vjeçare!

Qeveria marrëveshje me fondacionin shqiptaro-amerikan për krijimin e

Shqipëria dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare.

Ditën e nesërme do të prezantohet një tjetër projekt, ai për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.

"Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjitha shkollave me laboratorë SMART. Kjo kërkon financë dhe njohje të mirë të procesit. Do vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë shkollave me laboratorë smart, por kjo kërkon financë. Nesër do lançojmë me fondin shqiptaro amerikan një tjetër program që është programi i kodimit për nxënësit, të rejat dhe të rinjtë që janë në arsimin parauniversitar. Ky program do të fillojë me numra relativisht të vegjël, duam të kthejmë në një lëvizje rinore në sensin e plotë të fjalës. Të dyja këto punë shkojnë shkojnë paralelisht me fondin për piramidën që do hapi dyert duke u kthyer në qendrën më të madhe për inovacionin në vendin tonë. Ashtu siç ndodh aktualisht me qendrën Tumo, një nga hapësirat e stadiumin tonë kombëtar 'Air Albania'", tha Rama.