Pse i mblodhi Yuri Kim, Gjiknurin, Kryemadhin, Tabakun në KQZ!
Në fund të ditës, rezultoi një takim thjesht informues. Përfaqësuesit e partive politike në deklaratat e tyre ishin të kujdesshëm mos të mbanin qëndrime në konkluzion, por të jepnin deklarata me sens mase.
Damian Gjiknuri tha se ky është rast ku partitë duhet të nxjerrin mësime sesi s’duhet të financohen, por u kujdes të thotë se takimi s’kishte asgjë për masat apo veprimet e mëpasme. Thjesht informues.
Jorida Tabaku tha: U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze, me tepër do ju informoje ambasada.
Monika Kryemadhi tha: Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cënojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë. Ka më shumë se 6 vite që flas për influencën ruse në vend. Por më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha që dy partitë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim. Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista. Përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje. Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjedhur gjithë jetën
Damian Gjiknuri: Jemi të angazhuar ndaj çdo lloj akti që tashmë disa prej tyre janë bërë publike, siç është ai i Komunitetit të Inteligjencës. Duhet të marrim shembull se si ne partitë politike të mos përfshihemi në këto financime. Këto janë gjera teknike që do i bëjmë në vijim. Do të forcohen dispozitat për fushatën zgjedhore. Fokusi ishte shqetësimi që kanë aleati jonë, SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse, në partitë politike, por dhe organizmave mediatike. Nuk ishte biseda teknike, apo masat që do merren. U transmetua shqetësimi që u nis nga raporti i fundit. Këto shqetësime janë reale që këto gjëra mos të përsëriten në të ardhmen.
Edhe Celibashi i vuri pikat mbi i duke thënë: Me pak fjalë nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA i partnerit dhe aleatit të SHBA, në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike të politikës ruse. Nga infot e fundit që zotërojnë përcolli këtë shqetësim tek aktorët politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Mund të them që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, të jepet mundës praktike për të hetuar për sasinë e parave që marrin partitë politike dhe nga i marrin.Natyra e diskutimit ishte informuese dhe e përcjelljes së një shqetësimi, nuk u bënë diskutime si të rrisim vëmendje