Politikë

Pse është fiksuar me patronazhistët. Sipas Ramës qëllimi i Metës është të krijojë një alibi për 25 Prillin

Pse është fiksuar me patronazhistët. Sipas Ramës

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Pogradeci se qëllimi i Metës me çështjen e përdorimit të të dhënave është që të krijojë një alibi për 25 Prillin. Rama tha se ai bashkë me opozitën duan të krijojnë konfuzion e çorodi: 'Mos shihni as sondazhe, as mos dëgjoni analiza. Deri më datën 25 kur mbaron votimi, kush është dakord me mua për ç'ka thashë dhe çfarë po them të bëjë atë që mundet, patronazhist ose jo, të mos lërë njeri pa çuar tek kutia e votimit'!

Ilir Meta:

E pashë sot e kishin kapur me foto me kapuç, mbuluar atje, normal se kur takon subjektet e OFL do vesh dhe kapuç se tani është i bindur që e kanë kapur patornazhistët. Do thotë me ndjekin mua, po patronazhistët s'kanë punë me të e kohë për të humbur. E di çfarë mendon e thotë Meta, mjafton ta shof e them çfarë po mendon. Çfarë do zbulojmë në kokën e madhe të Ilir Metës? Në kuptimin që është kokë e madhe 'Ay', jo për madhësi se e kam vetë kokën më të madhe. Kjo është tentative për të krijuar konfuzion e çorodi dhe po jua them sot: Për të vazhduar të ngrenë alibine e asaj që do ju ndodhi me 25 Prill. Mos shihni as sondazhe, as mos dëgjoni analiza. Deri më datën 25 kur mbaron votimi, kush është dakord me mua për ç'ka thashë dhe çfarë po them të bëjë atë që mundet, patronazhist ose jo, të mos lërë njeri pa çuar tek kutia e votimit!.

*Tiranapost.al