Politikë

PS projektrezolutë për masakrën e Srebrenicës në seancën e 7 Korrikut

PS projektrezolutë për masakrën e Srebrenicës në

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë një projektrezolutë mbi përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë në seancën që do të mbahet më 7 korrik. Në projekt rezolutë konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

PS projektrezolutë për masakrën e Srebrenicës në

Gjithashtu konsiderohet e papranueshme dhe tejet të rrezikshme vazhdimi dhe përshkallëzimi i retorikës politike nacionaliste, nxitja e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit.

PS projektrezolutë për masakrën e Srebrenicës në

Mazhoranca kërkon konkretisht që të nderojë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë, është shumë profesional e dinjitoz dhe i bën nder Shqipërisë.

“Përmes diplomacisë parlamentare dhe komunikimeve zyrtare kemi ftuar përfaqësues zyrtarë të Bosnje - Hercegovinës, që të jenë të pranishëm në Tiranë, në këtë moment të rëndësishëm. Solemniteti i kësaj seance, që do të zhvillohet pas një jave, ka rëndësi të veçantë, edhe për faktin që Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara,” tha Balla.

Kjo është hera e parë që Kuvendi merr në shqyrtim një projektrezolutë për dënimin e genocidit në Srebrencë. Deputetë të opozitës, mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha, u përpoqën pa sukses para një muaji të fusnin në punimet e Kuvendit një projektrezolutë për Srebrenicën.

Socialistët penguan kalimin e saj në seancë plenare, me argumentin se nuk mund të pranonin propozime të tilla nga një person i shpallur non grata nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë dhe i njohur edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit.

Masakra e Srebrenicës njihet si mizoria me e madhe që Europa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës, një ‘strehë e sigurt’ e Kombeve të Bashkuar.

15 mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe, të cilët u zunë pritë ndërsa ishin maskuar si ushtarakë të Kombeve të Bashkuara.