Politikë

Prurje të reja në listat e PS për Tiranën. Me kandidatët e opozitës jemi dy botë të ndryshme

Prurje të reja në listat e PS për Tiranën. Me

I ftuar në Top Talk, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për prurjet e reja që do të përfshihen në listat e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tregoi se në listat e Tiranës do të ketë risi. Duke bërë një krahasim me opozitën, drejtuesi politik për PS në Tiranë, u shpreh se ata janë botë tjetër.

“Do të ketë shumë risi. Bashkë me kryeministrin, bëmë një prezantim të prurjeve të reja. Do të kemi prurje të reja për ata që u futën në platformën “Deputeti që duam”, do kemi njerëz që vijnë nga të gjitharrugët e jetës. Marrim shembullin konkret në Kavajë. Ne kemi aty Zv. Ministrin e infrastrukturës, Etien Xhafaj, i diplomuar në Harvard. Ndërkohë, Saliu vazhdon dhe thotë se Kavajën e ka në xhep dhe zihet me Gridën se kush do e lexojë Eseninin në Kavajë. Flasim për dy qytetërime të ndryshme, dy botëkuptime të ndryshme, dy energji dhe dy skuadra të ndryshme. Do shikoni një gërshetim të deputetëve me përvojë dhe që kanë performuar gjatë këtyre viteve, me gjak të ri. Unë besoj se do kemi një rezultat më të mirë se ai në 2017”, sqaroi Veliaj.

Prurje të reja në listat e PS për Tiranën. Me

*Tiranapost.al