Politikë

Programi i qeverisë: Do tatohet më shumë ai që fiton më shumë, shpërblime dhe rritje pagash për këto kategori

Programi i qeverisë: Do tatohet më shumë ai që fiton më

Një nga shtyllat ku qeveria premton se do të bazohet në mandatin e tretë të saj është mirëqenia. Sipas programit të publikuar sot një ditë para se të prezantohet në Kuvend, do të ketë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët duke nënvizuar tatimin në bazë të fitimit.

Sipas kësaj pike, në program thuhet:

“Ne besojmë që shoqëria ka detyrim të kujdeset për më të varfrit, dhe ata që kanë mundësitë më të pakta dhe ndjehen të përjashtuam ndaj mbetemi të angazhuar në parimin që ata që fitojnë më pak paguajnë më pak dhe ata që fitojmë më shumë paguajnë më shumë”.

Premtohen kushte më të mira punë për kategoritë e atyre që cilësohen si “shërbëtorë publikë” referuar për mjekët, infermierët, zjarrfikësit, mësuesit, edukatorët, inxhinierët, punonjësit e rendit etj.

Programi i qeverisë: Do tatohet më shumë ai që fiton më

Për të rinjtë do të ketë fokus në fushat si shkencat natyrore, teknologjia dhe inxhinieri, për t'i përgatitur ata që të jenë sipërmarrës në fushat e inovacionit dhe teknologjisë, duke konkurruar kështu edhe në tregun global.

Për Rilindjen Urbane, parashikohet fillimi i një transformimi në qendrat urbane në vend duke nisur nga Vlora, Shkodra, Korça, Berati dhe Gjirokastra. Kryeqyteti Tiranës përmendet si pikë reference e rajonit për zhvillimin.

Për fshatrat, premtohet më shumë investim në infrastruktur, shërbime shëndetësore dhe arsimore, ujësjellës-kanalizime, transferim njohurish dhe inovacion në drejtim të agro-përpunimit, turizmit dhe mjedisit.

*Tiranapost.al.

Dokumenti i Plotë si më poshtë.

Dokumenta bashkëngjitur