Politikë

Presidenti Bajram Begaj nis vizitën e parë zyrtare në Prishtinë!

Presidenti Bajram Begaj nis vizitën e parë zyrtare në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është sot në Kosovë për vizitën e parë jashtë shtetit që prej marrjes së detyrës. Në Prishtinë u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sot dhe nesër do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë. Vizita përfshin takime me Presidenten Osmani, më pas me Kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, krerët e partive kryesore politike, takim me komandantin e KFOR-IT, me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Gjithashtu Presidenti do të zhvillojë vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari si dhe homazhe në varrezat e familjes Jashari, homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.