Politikë

Policia shpërndan protestën tek PD pas tensioneve!

Policia shpërndan protestën tek PD pas tensioneve!

Policia e Shtetit ka ndërhyrë në protestën e thirrur nga Berisha duke bërë shpërndarjen e protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës.

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika për mediat ka thënë se deri më tani janë lënduar një protestues dhe një punonjës policie.

“Oborri te selia e PD konsiderohet vendngjarje dhe policia e Shtetit në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës do kryejë hetime në bazë të lifjit. Ata që kanë përdorur akte dhune do mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk e di ku ndodhet Lulzim Basha.

Nuk e kemi transportuar. Një punonjës policie dhe një qytetar janë të lënduar lehtë. Nuk e di kush e ka hedhur gazin. Do ta verifikojmë. Hyjmë në momentin kur e pamë që rrezikohet jeta.

Ndërhyrja jo me vonesë. E bëmë kur e vlerësuam se rrezikohej jeta. Pati kërkesa dhe telefonata nga drejtues të PD-së. U telefonuam. Telefonatat janë të regjistruara të gjitha. Rrezikohej jeta e çdo qytetari dhe jo vetëm e deputetëve. Situata në Tiranë do qetësohet. Paraprakisht është e qetë. Nuk do ta ruajmë godinën, pasi të kryejmë proceduarat do të largohemi.”, deklaroi ai.

Policia e Shtetit rrethoi me shirit godinën e selisë së PD-së, duke e shpallur skenë krimi, ndërsa ka mbërritur edhe Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj e cila ka deklaruar se përgjegjësit e dhunës në protestën e thirrur nga Sali Berisha do të përgjigjen para ligjit.

Tiranapost.al