Politikë

FOTO/ Policia jep të dhënat e para për personin që qëlloi tek selia e PD në Kavajë: Ndriçim Jonuzi/Tahiri me precedent penal

FOTO/ Policia jep të dhënat e para për personin që

Policia ka identifikuar personin i cili ka shtënë me armë kundër simptatizantit të PD, Bledar Okshuti në zyrën elektorale të këtij subjekti në qytetin e Kavajës. Bëhet fjalë për Ndriçim Jonuzin që ka ndërruar mbiemrin në Tahiri, pasi ka qenë në kërkim nga Interpoli për një vrasje të bërë në Itali.

FOTO/ Policia jep të dhënat e para për personin qëNdriçim Jonuzi/Tahiri

Ky i fundit është arrestuar në vitin 2014 dhe duhet të vuante një dënim 8-vjeçar, por dukshëm është liruar përpara kohe. Policia po kërkon zonën për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Tiranapost.al