Politikë

“Po ç’ka që nuk del nga shtëpia ai ë?” Këshilltari i Veliajt ironizon Lulzim Bashën

“Po ç’ka që nuk del nga shtëpia ai ë?”

Këshilltari i krybashkiakut Erion Veliaj, Renato Kalemi ka ironizuar ditën e sotme kryedemokratin Lulzim Basha.

Teksa ka postuar një fragment nga filmi i famshëm “Përrallë nga e Kaluara” ku thuhet: Si është Vangjeli me shëndet? Po ç’ka që nuk del nga shtëpia ai ëë? Këshilltari i Veliajt, Kalemi shkruan: “U bë 4 ditë pa dalë nga shtëpia kandidati për KM!”

“Po ç’ka që nuk del nga shtëpia ai ë?”

Ndërkohë nuk dihet nëse mund të jetë vetëkarantinim i kryedemokratit Lulzim Basha apo frikë nga Covid-19, por deri në këto momente asnjë informacion nuk ka dalë nga Partia Demokratike.