Politikë

Përgjigja realiste e Grida Dumës për Berishën kryetar

Përgjigja realiste e Grida Dumës për Berishën kryetar

Deputetja e PD-së, Grida Dumë, është pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit nëse e njihte Berishën si kryetar të Partisë Demokratike. Duma është përgjigjur se duhet njohur vullneti i shqiptarëve, por vazhdoi: Berisha të zgjidhte edhe çështjen gjyqësore për ‘non grata’ dhe do të na nderonte të gjithëve.

“PD kërkon një zgjedhje të madhe drejt të ardhshmes. Çështja e ‘non grata’ do të na jetë një ‘shpatë demokleu’ në rrugën drejt fitores, ai e di mirë këtë”, vazhdoi Grida Duma.

E njihni Berishën kryetar?

Grida Duma: Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi dhe është në themel të PD, do ta respektoj për të gjithë personalitetin e tij dhe do të di të përgjigjem për momentet më të vështira të PD dhe për të njohur vullnetin e shqiptarëve. Megjithatë nevojitet reflektim, edhe nga Sali Berisha. Berisha të zgjidhte edhe çështjen gjyqësore për ‘non grata’ dhe do të na nderonte të gjithëve. PD kërkon një zgjedhje të madhe drejt të ardhshmes. Çështja e ‘non grata’ do të na jetë një ‘shpatë demokleu’ në rrugën drejt fitores, ai e di mirë këtë.