Politikë

Përfundon pas dy orësh takimi i Ramës me Albin Kurtin

Përfundon pas dy orësh takimi i Ramës me Albin Kurtin

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit në vilën qeveritare në zonën e Bllokut. Takimi zgjati rreth dy orë. Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo vizitës së Kurtit. A mund të jetë dimri dhe energjia një çështje?

Mediat në Kosovë raportuan se Kurti ishte nisur urgjent nga Prishtina drejt Tiranës, ku kishte lënë përgjysmë dhe një konferencë.

Pak ditë më parë Kosova me Serbinë arritën një nga marrëveshjet më të duartrokitura siç qe ajo për lëvizjen e lirë dhe id-të.

Por muret mes dy vendeve mbetet ende të forta. Dialogu i vështirë. Sot Aleksander Vuçiç “ngrohu” zemrat e militantëve të tij duke thënë që sa të jetë ai Kosova nuk do njohë as drejtpërdrejt as tërthorazi. Me tërthorazi ka shumë interpretime , por mesazhi qe i qartë.