Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish-kryeministrit Fatos Nano
E Enjte 12 Shtator 2024, 12:54
TiranaPost
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.
Mediat raportojnë se operacioni i kryer u mbyll me realizimin mjekësor të vendosjes së një proteze të pjesshme në këmbë, pas dëmtimit që kishte marrë në rrethana dhe dinamikë të panjohur.
Nano do vijojë të qëndrojë në spital për rehabilitim të plotë sipas mjekëve.
Ish-kryeministri u shtrua pasditen e djeshme (11 Shtator), në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyerje në këmbë.