Politikë

Për Lulzim Bashën prifti i vetëm mbetet Sali Berisha. Ish lideri zbulon në konferencë detajet nga biseda e Yuri Kim me Bashën

Për Lulzim Bashën prifti i vetëm mbetet Sali Berisha. Ish lideri

Alfa e takimeve diplomatike siç thonë diplomatët off records, jo çdo gjë që thuhet në takim mund të dalë jashtë. Por Berisha ka rrëfyer sot detaje nga biseda e zhvilluar mes Lulzim Bashës dhe Yuri Kim duke e theksuar disa herë se di çdo detaj nga biseda e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Sali Berisha:

Nisur nga situata juaj, çfarë vendimi prisni të marrë Basha, lidhur me rolin tuaj në Kuvend?

Berisha: Shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë. Si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen e masakrës zgjedhore, kërkoi ti diktojë këtij vendi se kush duhet e nuk duhet të futet në parlament. Ajo në konceptim e saj qëllimin e lidh me dogmën e fajit, jo rastësisht ajo është njeri i shkolluar mirë, dhe ajo ka lexuar, edhe Lincolnin etj, normal në politikë lexoj. Për të gjithë ata para gjeneratës tuaj diktatet e barit... Shqiptarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit kishin deleguar, ai u ofronte si rrugë shpëtimi barin.

Dhe dua t'u them se shqiptarët kanë vdekur nga bari, kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur nga mishi i ngrodhur. Kjo ka ndodhur dikur dhe në Korenë e Veriut, nuk ndodh tani se u janë dhënë disa parcela tokë. Rruga e vetme që shqiptarëve mos t'u ofrohet bar është transparenca, unë nuk ofroj bar, por transparencë, në këtë kontekt them helmonem unë nga sovraniteti, por Berisha nuk pranon që në diktat ti shkelë ato. Rruga e vetme është transparenca. Kështu që cilido të qëllimi im e them: Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit, kjo është përfundimtare.

Sa di unë kryetarii i PD në takim me zonjën Kim ka këkruar të njëjtën gjë, transparencë. Për ata që nuk ofrojnë transparencë, ata kanë barin, kanë frikë nga e vërteta. Kam deklaruar që një fakt të paraqitet unë marr vendimet e mia. Por qëndroj i vendosur dhe ta dini mirë, që nuk ka forcë në botë, që të më imponojë mua përveç transparencës një qëllim tjetër përveç këtij që kam shpallur. Kushdo që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore me karakterin etij. Kam qenë një vend mik para pak vitesh dhe me prisnin kreu i parlamentit, ishte blacklistuar si Berisha. Dhe jo vetëm ai, që të gjithë në përballje me George Soros. Natyrisht ata vazhdojnë me sukses punën e tyre ne parlament, fituan zgjedhjet dhe administrata tjetër hoqi të gjitha vendimet e marra mbi baza shpifjesh e trillimesh, por thashë dhe njëherë ai drejtonte parlamentin. Nuk ka njeri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijnë vendime nga një vend që admiron pa asnjë bazë e fakt. Lulzim Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit fakte, prova dokumente.