Politikë

Për herë të parë një përfaqësuese e Shqipërisë, Mimi Kodheli kryetare e Grupit Socialist në Asamblenë e NATO-s

Për herë të parë një përfaqësuese e

Deputetja Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime.

Në fokus të këtij sesioni që ishte parashikuar të mbahej në Kiev është situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigjia ndaj agresionit rus.

Nga data 27 maj 2022 në Vilnius të Lituanisë është duke u mbajtur Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Për herë të parë një përfaqësuese e

Postimi i Mimi Kodhelit:

Falenderoj të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë NATO, për besimin, mbështetjen dhe votimin unanim në zgjedhjen time si Kryetare të Grupit Socialist të kësaj Asambleje.

Eshtë për herë të parë që një përfaqësues i Shqipërisë kryeson një prej 3 grupeve parlamentare, brenda Asamblesë NATO.

Mimi Kodheli mbante më parë postin e zv/presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.