Politikë

PD-LSI firmosin marrëveshjen për koalicionin, listat e ndara në zgjedhje. Postet sipas rezultatit

PD-LSI firmosin marrëveshjen për koalicionin, listat e ndara në

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor. Të dyja partitë do të dalin me lista ndarazi nga njëra- tjetra dhe jo me listë të përbashkët. Ndërsa do të kenë përfaqësim në qeveri, në rast se fitojnë zgjedhjet, në mënyrë proporcionale e në raport me rezultatet zgjedhore.

'Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor'.

'Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021'.

PD-LSI firmosin marrëveshjen për koalicionin, listat e ndara në

PD-LSI firmosin marrëveshjen për koalicionin, listat e ndara në

Në marrëveshjen e tyre, ata angazhohen për integrimin europian, hapjen e negociatave dhe një sërë çështjesh të tjera.

Këto janë 13 pikat e marrëveshjes:

1. Nxjerrjen e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Rikthimi i ekonomisë në funksion të punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke i dhënë fund grabitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, përmes konçesioneve, oligarkëve, korrupsionit me paratë publike, që ka pushtuar çdo nivel të qeverisjes. Ky transformim ekonomik do të realizohet me një program të qartë dhe të diskutuar gjerësisht me qytetarët dhe grupet e interesit.

2. Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe dhënien fund të çdo pengese të krijuar nga qeverisja aktuale për këtë proces jetik për të gjithë shqiptarët si dhe për mobilizimin e të gjithë faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile për realizimin e këtij objektivi.

3. Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, çlirimin e shtetit nga kapja, rikthimin e llogaridhënies, duke i dhënë fund abuzimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve, pandëshkueshmërisë së zyrtarëve publikë dhe fenomeneve shkatërruese si korrupsioni dhe uzurpimi i pushtetit për përfitime dhe interesa vetjake.

4. Ndërtimin e një aksioni qeveritar intensiv për të frenuar shpopullimin masiv.
5. Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar, si rruga kryesore për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

6. Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë, për një arsimim cilësor dhe mundësi të gjera punësimi të saj, për të eleminuar tragjedinë e shpopullimit dhe largimit masiv të të rinjve dhe për integrimin e mëtejshëm në drejtim, në politikëbërje dhe në shoqëri.

7. Për të garantuar mundësi të barabarta për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje, për emancipimin dhe fuqizimin e saj në shoqëri dhe politikëbërje.

8. Për të realizuar një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të çdo lloji dhe pastrimit të parave të pista, si shkaqe penguese kryesore për zhvillimin e vendit dhe sigurinë publike të qytetarëve.

9. Për të zgjidhur në mënyrë prioritare problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmetet. Për një proçes shumë të shpejtë, jokorruptiv e selektiv dhe me garanci juridike për pronën e tyre, që u mundëson qytetarëve të kenë në kohën më të shpejtë të mundshme njësitë e banimit apo të shërbimit.

10. Për t’i dhënë fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, duke zbatuar një plan shëndetësor-social, i cili i jep përgjigje kufizimit të përhapjes, realizimin e testimeve, gjurmimeve dhe trajtimeve mjekësore, rimbursimin e shpenzimeve për pacientët, që trajtohen në banesë, vaksinimin e gjerë të popullatës larg trajtimit diskriminues. Për të realizuar planin e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe mbështetjes së qytetarëve dhe biznesit të prekur nga pandemia.

11. Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit.

12. Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për t’i dhënë fund dëmtimit, tjetërsimit dhe asgjësimit të saj.

13. Për garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare në vendin tonë.

Kjo marrëveshje mes tyre vjen pak ditë pas asaj Basha firmosi me aleatët për të shkuar bashkë në zgjedhje përmes koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

PD-LSI firmosin marrëveshjen për koalicionin, listat e ndara në

PD-LSI firmosin marrëveshjen për koalicionin, listat e ndara në

Basha ka arritur marrëveshje me 12 parti opozitare për t'u futur në zgjedhjet e 25 prillit me një listë të përbashkët.

*Tiranapost.al.