Politikë

PD kërkon Komision Hetimor për 25 Prillin: Kërkesa në Kuvend

PD kërkon Komision Hetimor për 25 Prillin: Kërkesa në Kuvend

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend sot kërkesën për të ngritur një Komision Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Mësohet se kërkesa u dorëzua nga nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili tha se ky komision do të hetojë abuzimet që sipas tij qeveria bëri me fondet publike për të blerë votën e shqiptarëve.

Për mediat Alibeaj tha:

"Sapo kemi dorëzuar kërkesën për ngritjen një komisioni hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit, bazuar në Kushtetutë. Kemi dorëzuar kërkesë jo vetëm si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon. Disa nga çështjet që meritojnë dhe duhen hetuar o vetëm për politikën dhe publikun. Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë ndërtesave informale. Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike, 2.5 milionë euro. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës. Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore. Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve".

Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 6 anëtarë me në krye vetë Alibeajn. Anëtarët e tjerë do të tjenë: Gazmend Bardhi, Oert Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinant Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.

PD thotë se çështja kryesore që do trajtohet në këtë komision hetimor është sipas tyre vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve përmes patronazhistëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës, punësimet e paligjshme në administratën publike dhe shit blerja e votes.

*Tiranapost.al