Politikë

PD i vjedh sloganin kompanisë që mbledh plehrat në Tiranë

PD i vjedh sloganin kompanisë që mbledh plehrat në Tiranë

Teksa duhen edhe pak ditë nga mbyllja e fushatës elektorale, rezulton se slogani me të cilin kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po u drejtohet shqiptarëve, është një kopje.

Slogani i zgjedhur nga PD për 25 prillin, “Bashkë për ndryshim” është i ngjashëm me atë të kompanisë së pastrimit “Eco Tirana” në kryeqytet “Bashkë me ne për ndryshimin”.

PD i vjedh sloganin kompanisë që mbledh plehrat në Tiranë

Por, nuk është vetëm mesazhi. Edhe sigla, e cila gjendet tek automjetet e pastrimit të kompanisë së plehrave, është e ngjashme me atë të PD, pasi zemra është vizatuar në të njëjtën mënyrë si gjethja.

Ky nuk është rasti i vetëm kur kreu i PD-së 'kapet mat'. Në fillim të fushatës Lulzim Basha u akuzua për kopjim të mënyrës së të bërit politikë nga Edi Rama, duke botuar libër para zgjedhjeve.

*Tiranapost.al.