Politikë

PD e unifikuar për zgjedhje? Tre propozimet e Alibeajt që përfshijnë edhe Rithemelimin

PD e unifikuar për zgjedhje? Tre propozimet e Alibeajt që

Demokratët duket se do të shkojnë në këto zgjedhje së bashku. Debatet dhe mosmarrëveshjet për vulën duket se nuk do t’i pengojnë ata për tu përfaqësuar në pamundësi të një logoje, nën siglën e një koalicioni të përbashkët.

Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë prezantoi planin me tre pika që sipas tij zgjidh mosdakordësitë mes palëve.

“Tre janë çështjet që propozova për të cilat gjeta mbështetjen:

Së pari, lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave, ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik.

Së dyti, lidhur me këshillat bashkiakë, në bazë edhe të vendimit të kryesisë edhe të kolegjit të kryetarëve, duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët e intelektualët që kanë qëndruar në momente të vështira të PD që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve.

Së treti, për kandidatët për kryetarë bashkie, në funksion të bashkimit, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i ka propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen për hapjen pa asnjë kufizim ndaj gjithë prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga Rithemelimi e kandidaturave të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm në çdo bashki”, tha Alibeaj.