Politikë

Patronazhistë jo fuksa! Rama dhe Veliaj me të rinjtë i japin echo sqarimit të debatit për të dhënat personale me shembull Amerikën

Patronazhistë jo fuksa! Rama dhe Veliaj me të rinjtë i japin echo

Në një takim me të rinjtë e PS, Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj janë fokusuar tek debati për të dhënat dhe termi patronazhist që u bë tema e javës së parafundit në fushatë.

Si Rama dhe Veliaj sqaruan se çfarë është patronazhisti dhe cili është funksioni i tij.

Erion Veliaj: Jemi krenarë për patronazhistët tanë që çdo ditë mundohen të kontaktojnë,të marrin informacion. Canvassing quhen patronazhistët në Amerikë. Kur isha me studimet në Amerikë pyesnin nëpër shtëpi dhe merrnin shënime kudo. Këtë bëjnë djemtë dhe vajzat tona, Jemi në çdo grup WhatsApp, komitet, klasë. kjo është fuqia jonë e oganizimit, kudo ku ka një nevojë.

Edi Rama: E tha Lali ju jeni patronazhistë, si ju ka plot të tjerë dhe në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë e përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë në Tiranë që monitoron e kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është figurë që e krijuam ne, patronazhist që në anglisht quhet Canvassor është kyçi i historisë së zgjedheve dhe përballjeve e dy partve më të madhe të botës, PR dhe PD në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet e aty ku jeton e banon, aty ku i kërkohet të trokasë një numër të caktuar dyersh, kontakt me familjet të komunikjë me kategori të ndryshme dhe të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka.

Le të thonë ç'të duan ata por nga ana tjetër patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike ku kush ka ambicien, dëshirën, vullnetin. Për të shkuar në klasa më te larta e fillon nga patronazhimi.

Mesazhi im duke filluar nga Meta për patronazhistët: T'ju merrni të keqen. Mos harroni patronazhistët ju njohin kush jeni, mos ta çoni ne mend se mund tua fshihni mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe do vimë pas jush dhe me 25 prill do e shkoni sa mirë ju njohim ne juve edhe ju do habiteni se kur votat të fillojnë të numërohen do e kuptoni se pse ne juve ju kemi mundur ju mundim dhe do tju mundim.

Patronazhistet tanë nuk bredhin por ecin. Ecin e ndalojnë se në çdo hap marrin shënime, kush je, si e ke emrin, si duket situata, për kë ke votuar më para, për kë do votosh, po mami, babai ç'thotë ndërkohë që ata kujtojnë se Shqipëria është rrugëve duke pritur çdo cep karvanët. Kush janë ata brenda makinave që shoqërojnë Lulin në turin motoçiklistik me 4 rrota? E keni pyetur veten: Janë avallë ata shqiptarë që skanë bukë? S’kanë punë? Që besojnë te puna?

*Tiranapost.al.