Politikë

Pas dy orësh e gjysmë përfundon mbledhja e Kryesisë së PD! 4 pikat që do i dërgohen për miratim Kuvendit

Pas dy orësh e gjysmë përfundon mbledhja e Kryesisë së

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila ka zgjatur për gati dy orë e gjysëm dhe është shoqëruar edhe me debate në lidhje me analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në përfundim të takimit janë miratuar 4 pikat e rendit të ditës të cilat ishin propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha. Këto pika janë: Ndryshimet staturore, lista e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar dhe analiza e përmbledhur për 25 prillin.

Këto pika do i paraqiten Kuvendit të Partisë Demokratike, për t’i miratuar, ndërkohë që ende nuk janë bërë publike emrat e rinj të Këshillit Kombëtar.

Pas mbledhjes së Kryesisë, anëtari i këtij organi dhe ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka thënë se propozimet e tij për heqjen e kompetencave të kryetarit dhe vendosjen e primareve në PD janë parë si të “parakohshme” dhe nuk është hedhur asnjë hap i rëndësishëm.

“Miratoi vetëm ndryshimet e propozuara nga kryetari dhe nuk hodhi asnjë hap të rëndësishëm që e presin të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm demokratët. Kemi ende kohë në Kuvendin e PD për të mobilizuar dhe për të diskutuar me demokratët dhe shqiptarët për të bërë këtë parti të hapur dhe të konkurrueshme. Propozimet e dhëna nga unë u diskutuan, u konsideruan në rastin më të mirë të parakohshëm dhe nga shumica e kryesisë ka ende skepticizëm për mendimet e mia për rolin e kryetarit në parti dhe për besimin e demokratëve tek procesi i primareve.”- ka thënë Kadilli përpara selisë blu.

Tiranapost.al