Politikë

Partia jonë nuk është perfekte, por nuk thua kunati, dhëndri dhe vajza!

Partia jonë nuk është perfekte, por nuk thua kunati, dhëndri

Erion Veliaj, kryebashkiaku dhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës rrëfeu sot se si u bë pjesë e Partisë socialiste. Ai mbajti fjalën në aktivitetin ku u prezantuan disa nga finalistët e programit të PS “Deputeti që duam”, ku bëri dhe një krahasim me PD-në, kur tha se në PS edhe nëse thua kunati, dhëndri apo vajza njerëzit pyesin kush, ndërsa: 'Në një parti tjetër po përmende kunati, djali, vajza merret vesh për kë e kë dhe dihet si bëhet hajër dhe formula për të ecur në atë parti'.

Erion Veliaj:

Unë kam lindur në Tiranë, kam qenë 10 vjeç kur kuptova se dicka po ndodhte, po atë vit humba babain tim. Shqipëria kishte në markata vetëm qepujka. U riktheva që të bashkohesha me nënën e ve, historia e fiqve është e vërtetë, në kushtet kur gjithçka u shpërbë, secili prej nesh do bënte diçka për të mbijetuar, politkën e shihja si sistem me njerëz të mëdhenj, pak a shumë ecejake ne jete, pata mundësinë të shkoja në SHBA, pastaj shkova në Kosovë, u riktheva të mbaroja shkollën por një pyetje që i bëja vetes është të rri këtu në SHBA me rondele, apo ndoshta në Shqipëri që duket si papaq i vogël por mund të bësh gjëra të mëdha. Kur u futa në PS protestoja, isha i frustruar se vija si aktivist i majtë dhe në SHBA.

Edi më bëri ftesë me tha do vazhdojmë copa copa, apo ndoshta bashkimi bën fuqinë, Edi më hapi derën, por kur te partia jonë thua “dhëndri, kunati, djali, vajza”, njerëzit kthejnë kokën dhe thonë: Dhëndri i kujt? Kunati i kujt? Djali dhe vajza e kujt? Në një parti tjetër po përmende kunati, djali, vajza merret vesh për kë e kë dhe dihet si bëhet hajër dhe formula për të ecur në atë parti. Në partinë tonë po the burri dhe gruaja, ne kthejmë kokën dhe themi: Burri dhe gruaja e kujt? Në një parti tjetër po the burri, gruaja, gruaja, burri, merret vesh për kë e ke dhe kuptohet si bëhet karrierë në atë parti. Jemi si një familje, por e vetmja gjë që na bën familje është parimi “një për të gjithë, të gjithë për një”, jo gjaku, jo gruaja, jo burri, jo burri, jo gruaja.

Partia jonë nuk është perfekte, por nuk thua kunati, dhëndri

*Tiranapost.al.