Partia e Lirisë akuzohet për financime ruse, Rama: Ç`paskeni qenë o rubla, na i morët gjithë motra-vëllezërit opozitarë

Përmes një statusi në Twitter kryeministri Rama ka reaguar pas dokumenteve të publikuara dje në media. Sipas këtyre dokumenteve. Partia e Lirisë dhe Monika Kryemadhi rezultojnë në përfshirë në financimet ruse. Diçka ende e paprovuar. Rama kërkon hetimin dhe veprimin e drejtësisë. Ai kujton mes rreshtash edhe akuzat që kanë bërë më herët për një financim rus edhe ndaj PD-së në kohën e Lulzim Bashës.
“Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!
Ah, rubla, rubla, çfarë djalli i madh kanë qenë gjithmonë...
O ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…”, shkruan Rama në Twitter.