Politikë

Partia Demokratike nuk regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

Partia Demokratike nuk regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar sot se PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, për shkak se nuk ka plotësuar dokumentacionin.

Sipas Celibashit, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen.

Celibashi nënvizoi se Basha si kryetar, nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje, por firmën e ka vendosur Enkelejd Alibeaj, i cili edhe pse është nënkryetar, nuk e ka këtë atribut.

“I ushtron disa kompetenca të kryetarit, por kurrsesi që nuk i ushtron të gjitha kompetencat dhe përgjegjësit. Në kushtet kur deklarata nuk është nënshkruar nga kryetari i partisë, apo ai që i ushtron ligjërisht atributet, kërkesa për PD nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim. PD nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, kjo vendimmarrje është në vlerësimin ligjor të fakteve dhe në interpretim të bazuar në ligj. Nuk ka asnjë interes politik apo tjetër veç atij të respektimit nga kushtet”, tha Celibashi.