Politikë

Parlamenti Europian i kërkon BE-së të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian i kërkon BE-së të nisë bisedimet me

Parlamenti Europian i ka i bërë kërkesë Këshillit që të hapë negociatat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në raportin e miratuar, ku i kërkohet BE-së që të nisë bisedimet, vlerësohet progresi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Raporti u miratua me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime.

Eurodeputetët inkurajojnë gjithashtu Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre veçmas në mënyrë që të mos ndikojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Raportuesja e PE për Shqipërinë Isabel Santos tha: “Shqipëria mbetet një partner strategjik plotësisht i besueshëm dhe i përkushtuar. Ajo vazhdon të ecë përpara me reformat themelore të BE-së, po përmbush dhe ruan kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e drejtë që Këshilli më në fund të pranojë të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë.”