Politikë

Parashikimi për 25 Prillin, Veliaj: Besoj se PS do të marrë 74-78 mandate

Parashikimi për 25 Prillin, Veliaj: Besoj se PS do të marrë 74-78

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “Ilva Now” ka folur për skenaret e mundshme për rezultatin dhe llogaritë qeverisëse pas 25 Prillit.

Ilva Tare: Cili është parashikimi juaj për rezultatin e zgjedhjeve?

Erjon Veliaj: Besoj se do të arrijmë nga 74 deri në 78 mandate! Por, nuk dua të flas për njerëzit si plaçkë, sepse po bëhet një betejë për zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe janë ato që duhen fituar, nuk duhen numëruar thjesht si vota dhe si mandate.

Ndërsa për bashkëqeverisjenVeliaj thotë: “Një gjë është e sigurt që vetëm një parti që do humbasë, është LSI. Nje parti që sillet si shushunjë, që ushqehet dhe rritet në kurriz të partive të tjera.

Këtu ka nje konsensus që partia e Ilir Metës dhe Kryemadhit merr fund në këto zgjedhje. Ndoshta marrin dy mandate vetëm.

Ky konsensus është përtej të majtës dhe të djathtës- tha Veliaj, ndërkohë që në lidhje me një bashkëpunim potencial me PD ai ka shtuar se: “Nëse do bashkëpunojmë me PD do jetë për të shpëtuar nga LSI.... dhe unë e di që thellë-thellë edhe vetë Luli kërkon ne që ta çlirojmë nga kthetrat e Saliut dhe të Ilirit ku ai përdoret.”

Tiranapost.al