Politikë

Paga minimale do rritet në 40 mijë lekë deri në fund të mandatit

Paga minimale do rritet në 40 mijë lekë deri në fund të

Një nga premtimet e qeverisë Rama 3 është rritja e pagës minimale deri në 40 mijë lekë. Kryeministri nga Kuvendi tha se ky është një objektiv për deri në fund të mandatit të tretë, por shtoi se rritja do të jetë në mënyrë graduale. Do e fusim qysh me projekt buxhetin e vitit që vjen, me pagën që bëhet 32 mijë lekë, tha Edi Rama:

"Jemi të vetëdijshëm se paga minimale është ende e ulët, prandaj rritja graduale çdo vit deri në 40 mijë lekë të reja në fund të mandatit, por pa diskutim në 38 mijë lekë, që do varet nga shumë faktorë është paralajmëruar në fushatë. Do e fusim në realizm qysh me projekt buxhetin e vitit që vjen, edhe normën e pagës minimale në 32 mijë lekë të reja. Ndihem mirë sot që nuk ka asgjë të premtuar në fushatë që nuk është në program, madje në debatin me grupin e programit thashë merrni programin ta votojmë në parlament dhe ti qëndrojmë një për një. Sepse asnjë nga synimet e shpallura në fushatë nuk ka mbetur pa u kthyer në objektiv për mandatin e tretë. Jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas parashikimit për lloj lloj arsyesh jo nga politikanët që premtimet i kanë si përllumbat që nxjerirn nga kapelet por kur angazhohesh realisht në një premtim. Mund të mos mbahet në kohën e premtuar, por është jashtë vullneti të qeverisë: Nga tërmeti pandemia, ndërveprimet".

*Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur