Politikë

OST tender për kozmetikë për gratë punonjëse? Erjon Braçe merr përsipër të sqarojë të vërtetën

OST tender për kozmetikë për gratë punonjëse? Erjon

Prej disa ditësh, në shumë media ka qarkulluar një lajm për një tender të OST ku përfshihet edhe kozmetika e grave punonjëse. Në leximin e parë duket një çmenduri për nivelin ekonomik të Shqipërisë dhe ndoshta po kaq edhe për një vend super të zhvilluar si Danimarka apo Zvicra.

Deri më tani s’ka patur asnjë sqarim nga kreu i OST Skerdi Drenova. As qeveria nuk ka patur ndonjë reagim, duke e lënë këtë histori pa një përgjigje.

Erjon Braçe, i cili thotë për Tiranapost.al se vendosi të interesohet për të vërtetën pasi iu mbush inbox me mesazhe për këtë “çmenduri” thotë se ka zbuluar se kemi të bëjmë vetëm me një dizinformim, pa asnjë të vërtetë në mes. Nuk bëhet fjalë për botox, pickime buzësh, apo fillera, por tenderi ka marrë përsipër të mbrojë gratë e OST në rast aksidenti në punë.

Lexoje të plotë, ose dëgjo videon e Erjon Braçes:

Shpenzime luksi!

130 mijë euro për shërbime kozmetike të grave në OST!

A jeni në terezi?

Ca po bëni se nuk po u kuptojmë më?

Dua tu pyes:

Juve ju erdhi në telefon ky lajmi?

Mua po! Bashkë me këto komentet;

Sot, pas verifikimit, më duhet të them:

Kjo nuk është më gazetari! Nuk është as fake neës! Është dizinformacion. Lindi në Moskë e u përhap kudo përmes populistëve, strategjisë së tyre të komunikimit;

Në një përpjekje: në përpjekjen për pushtet!

Si është e vërteta?

As që bëhet fjalë që OST tu mundësojë vajzave e grave që punojnë aty, ndërhyrje estetike me botox, fillera, tërheqje majtas e djathtas në fytyre, pickime buzësh e rimodelim hunde, nofulle etj!

Bëhet fjalë për një kontratë sigurimi jete nga aksidentet në pune, pra vihet në lëvizje veç në rastin e aksidenteve në punë me pasojë për jetën e shëndetin e punëtorëve!

Shumë mirë bën OST që siguron jetën e shëndetin e punëtorëve, grave e vajzave së pari punojnë në qendra e mes paisjeve me tension të lartë, rrezikojnë jetën nga aksidente që mund t’i dëmtojnë e humbin pamjen e tyre!

Ky është hall!

Nuk ka lidhje me bukurinë që kërkon ta përfitosh përmes ndërhyrjeve estetike!

Jo, ka lidhje me aksidentet në punë e dëmet ardhur për shëndetin, patjetër edhe pamjen e vajzave e grave që punojne atje!

Shkurt, mos i merrni siç i lexoni “lajmet” me mllef e qëllim politik të fabrikës politike të dizinformacionit!