Politikë

Osmani dhe Kurti: Hakmarrje e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës pas anëtarësimit në KiE

Osmani dhe Kurti: Hakmarrje e Serbisë ndaj qytetarëve të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentja, Vjosa Osmani, kanë reaguar për ndalimin e qindra shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Ata e kanë quajtur veprimin e fundit të Serbisë hakmarrje pasi Kosova mori dritën jeshile për Anëtarësim në Këshillin e Europës.

Reagimi i Kurtit: Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Reagimi i Osmanit: Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. U bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë.