OSBE lajmëron se do të jetë prezent në zgjedhjet e 25 Prillit dhe bën thirrje për aplikime

E Enjte 25 Shkurt 2021, 18:26
TiranaPost
Misioni i OSBE-ODIHR në Shqipëri ka njoftuar ditën e sotme se ashtu si në çdo cikël tjetër zgjedhor do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri, Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale OSBE i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë dëshirë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit të vëzhguesve.
Statusi i prezencës së OSBE në Shqipëri:
Zgjedhjet e 25 prillit do të vëzhgohen nga një mision i OSBE/ODIHR-it.
Aplikoni për t’u bërë pjesë e stafit mbështetës të tij!
Pozicionet e lira dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun e mëposhtëm.
*Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të funksionojnë në mënyë të pavarur, sipas mandateve të tyre specifike
Tiranapost.al