Politikë

Nuk gënjej dot, kërkënd, përfshirë edhe Kryeministrin

Nuk gënjej dot, kërkënd, përfshirë edhe Kryeministrin

Erjon Braçe sot ka kthyer përgjigje pas komentit të Kryeministrit Edi Rama mbi disa shifra negative të publikuara nga INSTAT për blegtorinë.

Ish zv/Kryeministri thotë se nuk mund të gënjejë askënd, as Kryeministrin.

Postimi i ish-zv/Kryeministrit Erion Braçe:

Më falni që nuk di të gënjej!

1. Unë nuk numëroj lopët!

Jo se e përbuz si punë, fare! Thjesht nuk kam mundësi ta bëj kudo.

Unë kam cituar drejt e pa asnjë gabim INSTAT, një institucion që për statistika të tjera e ngremë në qiell!

INSTAT në publikimin e tij, thotë kudo:

Burimi: Ministria e Bujqësisë e Zhvillimit Rural.

Pra po them:

Lopët i ka numëruar Ministria edhe në 2017, edhe në 2018, - fundit të tij i jam referuar unë, - edhe në 2019, edhe në 2020, edhe nëe 2021!

Burimi i INSTAT është ky numërim!

Po t’i numëroja unë do ishin edhe më ndryshe, reale!

E dini pse? Sepse midis një ministri që thotë: “nuk ka qenë aq numri i lopëve se e shtoi ai që ishte atëherë për të vjedhur lekët e vaksinave” dhe një tjetër ministri që argumenton edhe më thellë: “lopët i kanë ngrenë turistët, erdhen shumë, çfarë hanë ata”, në të njëjtat qeveri, une i besoj haureve bosh, dëshmive të blegtorëve për numrin e lopëve që kishin e kanë, stallat e përgjysmuara apo edhe më pak, i besoj një fshati të tërë si Lifaj që ka patur mbi 2000 krerë lopë e tani ka disa qindra!

Janë shumë më të besueshëm këta se pesë ministra nga 2016-ta e këtej që akuzojnë njëri-tjetrin se kanë numëruar gabim lopët!

2. Të dhënat e INSTAT janë në linjë e logjikë: numri i lopëve në rënie, shoqërohet me sasinë e qumështit prodhuar më pak dhe nëse numri i lopëve është numëruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumështit të prodhuar kanë si burim fabrikat e përpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Këtu unë përsëri kam rezerva, po hajde)

3. Numrat e INSTAT mbështeten në ekonomi: nëse më parë, çmimi i qumështit në grumbullim ishte i ulët, ndryshimi i skemës së TVSH e bëri të pagrumbullueshëm ekonomikisht, pra të padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufës, sot edhe pse çmimi është lart, është më pak se shpenzimet e ushqimit për lopët!

Thëne këto, unë mund të pranoj çdo arritje, çdo gjë të mirë të bërë e nuk le rast pa e bërë publik, por nuk gënjej dot, kërkënd, përfshirë edhe Kryeministrin!

Për dy arsye:

E para, të gënjesh është mungesë respekti për tjetrin. E dyta, të gënjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpëton kërkënd, nuk i intereson kërkujt, as bujqve e blegtorëve.

Nuk gënjej dot, kërkënd, përfshirë edhe Kryeministrin

Në një Konferencë të zhvilluar gjatë ditës së sotme për digjitalizimin e bujqësisë dhe blegtorisë Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Braçes i cili e ngriti një ditë më parë këtë problem.

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama:

Sot Shqipëria, meqë kemi dëgjuar dhe keni parë shumë, qumështi, falimentuan, iku, mbaruan, ikën lopët, vdiqën dhentë, Shqipëria sot prodhon 97% të qumështi që konsumon. Tani më thoni ku ikën?

Nëse e shikojmë realitetin me shifrat e konsumit atëherë ne an dalin pyetje të tjera si bëhen statistikat tek ne, si janë regjistruar at miliona lopë që u regjistruan dhe pastaj u zhdukën, kanë ikur, kanë ngordhur, atëherë kjo është teme tjetër , por sot 97% e qumështit që konsumohet dhe territorin e republikës së Shqipërisë, prodhohet në vend.

Gjë që nuk ishte e vërtete disa vite me parë kur ca nuk bëhej me historitë e qumështit.

Parashikimi i Braçes

Një ditë më parë Braçe publikoi të dhënat e INSTAT për blegtorinë sipas të cilave në vitin 2021 numërohen 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak së në vitin 2018, si pasojë edhe dhe 131 mijë ton qumësht më pak.

Braçe tha se e kishte parashikuar këtë situatë që në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSh për bujqësinë, por nuk e dëgjoi askush.